Mesfushori i Lazios, Toma Basic, u grabit me armë teksa po shkonte në një restorant për një drekë me shokët e tij.
25-vjeçari kroat doli nga makina e tij në restorantin Johnny Micalusi kur një burrë i maskuar i veshur me një helmetë motori iu afrua, përcjell GazetaBlic Sport.
Basic-it iu fut një armë në brinjë dhe lojtari u detyrua të dorëzonte një orë Rolex Daytona.
Në këtë moment, burri hipi në pjesën e pasme të një motoçiklete dhe u largua. Ngjarja ka ndodhur në orën 13:30 me orën lokale në zonën e pasur Parioli të Romës.
Basic iu bashkua Lazios nga Girondins de Bordeaux në gusht 2021 dhe deri më tani këtë sezon ai ka bërë 15 paraqitje në Serie A, plus gjashtë në Europa League, duke shënuar një gol dhe duke dhënë dy asistime.
/GazetaBlic Sport/


