Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar sërish sot me Zëvendës Ndihmës Sekreratin e SHBA-ve, Gabriel Escobar, në ditën e fundit të vizitës së tij në Kosovë, raporton Gazeta Blic.
“Shpreha përkushtimin tonë të palëkundur për marrëdhëniet tona të veçanta me SHBA-të dhe angazhimin tonë të vazhdueshëm për rritjen e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët” shkruan Osmani në Facebook.
Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak sot përfundojnë vizitën treditore në Kosovë, ndërsa nesër do e fillojnë vizitën e tyre në Serbi.
Postimi i plotë:


