Pavarësisht se ishte e kufizuar financiarisht, Barcelona arriti të ndryshojë tërësisht linjën e sulmit me tre përforcime.
Trajneri i Barçës, Xavi Hernández pritet të prezantojë një treshe të re, me Adama Traoré, Aubameyang dhe Ferran Torres, përcjell GazetaBlic Sport.
Krahas rimodelimit të thellë të sektorit sulmues, Barcelona fitoi përvojë dhe cilësi me rikthimin e Daniel Alves.
Ky pritet të jetë formacioni i mundshëm i Xavit me futbollistët e ri:
Ter Stegen; Dani Alves, Gerard Pique, Araujo, Jordi Alba; Busquets, Frenkie De Jong, Pedri; Adama Traoré, Aubameyang, Ferran Torres.
/GazetaBlic Sport/


