Sporti

Granit Rugova në krye të Drejtorisë për Sport në Prishtinë

02/02/2022 12:06
nga:Mergim Rreci

Ashtu siç ka raportuar dje Gazeta Blic, sot Kryetari i PDK-së në Prishtinë, Uran Ismaili, ka prezantuar emrat e drejtorëve dhe nënkryetarit nga kjo parti.

Ismaili ka prezantuar edhe katër drejtorët nga radhët e PDK-së, atje ku ish basketbollisti, Granit Rugova është zgjedhur në krye të Drejtorisë për Sport.

Rugova tashmë është i njohur për karrierën e bëgatshme basketbollistike tek Prishtina dhe para kësaj pozite ishte i angazhuar me një pozitë të lartë në Federatën e Basketbollit të Kosovës.

/GazetaBlic Sport/