Sporti

Zyrtare: David Domgjoni largohet nga Luzerni, kjo është skuadra e tij e re

02/02/2022 11:22
nga:Mergim Rreci

Qendërmbrojtësi kosovar David Domgjoni (24) largohet nga Luzerni me efekt të menjëhershëm dhe transferohet në Poloni.

Gjatë kohës së tij në FC Luzern ai luajti gjithsej nëntë herë. Ai ishte i interesuar të luante më shumë, por duket se kjo gjë nuk ishte e mundur, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai tashmë do t’i mbrojë ngjyrat e skuadrës së Bruk-Bet Termalica.