Lajme

Ia ofroi 10 euro policit për mungesë të vaksinës së tretë dhe testit për Covid-19, arrestohet shqiptari në Vërmicë

02/02/2022 10:42
nga:Gazeta Blic

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, pasi që i njëjti ia ofroi 10 euro zyrtarit policor për shkak të mungesës së vaksinës së tretë dhe testit për Covid-19, shkruan Gazeta Express.

Ai me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“PKK Vermicë 01.02.2022 – 12:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti në hyrje R. Shqipërisë – R. Kosovës, për të kaluar kufirin në mungesë të vaksinës së tretë dhe testit, në dokumente kishte vendosur një kartëmonedhë prej 10€. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.