Analisti Jusuf Thaçi ka komentuar arrestimin e Dardan Molliqajt.
Kreu i PSD-së u arrestua sonte ku ai ishte i ftuar në një emision televiziv.
Thaçi thotë se arrestimi mund të ndodhte edhe pas përfundimit të emisionit.
“Policia e Kosovës ka mundur dhe është dashur ta bëjë arrestimin e z. Molliqaj pas përfundimit të emisionit, meqë një gjë të tillë e ka pasur të mundur edhe praktikisht edhe ligjërisht”, shkroi Thaçi në Facebook.


