Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, ka arrestuar kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, teksa ishte duke hyrë në një studio televizive, raporton Gazeta Blic.
Arrestimi i tij është bërë për shkak të një konfrontimi fizik mes tij dhe një polici, në protestën e organizuar nga PSD, që u mbajt të shtunën.
Mirëpo, është i pakuptimtë fakti pse Dardan Molliqaj nuk u arrestua deri sonte. Kjo pasi që gjatë ditës së djeshme, ai publikisht mbajti konferencë për media, në zyret e PSD-së në Prishtinë.
Madje, Molliqaj është parë edhe gjatë ditës së sotme, në një kafiteri mu në qendër të Prishtinës.
Ende nuk dihet pse arrestimi i Molliqajt u bë sonte në këto orë të vona, e nuk u bë gjatë tri ditëve të mëparshme.