Lajme

Rekord rastesh të reja me Covid-19 në Turqi

02/01/2022 19:35
nga:Y I

Numri ditor i rasteve të reja të koronavirusit në Turqi sot ka kaluar 100.000 për herë të parë që nga fillimi i epidemisë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 102.601 raste, transmeton Reuters.

Në fund të dhjetorit, numri i rasteve ditore ishte rreth 20.000, por që nga ajo kohë ka filluar të rritet.

Në 24 orët e fundit u regjistruan 198 të vdekur si pasojë e infeksionit, duke çuar kështu shifrat e përgjithshme në më shumë se 87.000.

​Shtatë të vdekur nga Covid-19 sot në Shqipëri