Showtime

Edi ka sharë dhe i ka hedhur mikrofonin Arjan Konomit

02/01/2022 19:35
nga:Donika Fetahu

Eduard Kuçi, përsëri nuk e përfundoi rikthimin në “Për’puthen” dhe aq mirë.

Në prime-n e kaluar ndodhi një puthje në buzë mes tij dhe Ana Lleshit, shkruan GazetaBlic.

Ku pastaj ndodhi një konflikt mes Edit dhe Erjonit, ku opinionisti nuk i besoi fjalëve se shkak i konfliktit nuk ishte Ana.

Ndërkohë që Ana qante, Arjani i tha se të vazhdojë të qajë pasi ajo e ka fajin dhe Ana u largua nga studioja.Ditën tjetër bën të ditur se Ana nuk po ndihej mirë dhe se kishte vendosur të largohej nga programi me Edin.

Ky i fundit në një live me Kozakun,  tregoi se e kishte sharë Arjanin me fjalë të pista./GazetaBlic/