Lajme

PSD: Të lirohet menjëherë aktivisti Adem Megjuani

02/01/2022 15:56
nga:N M

Partia Socialdemokrate ka reaguar pasi që aktivisti i tyre ka shkuar në polic për intervistim në mëngjes dhe ndaj tij është  dhënë masa e ndalimit për 48 orë.

Adem Megjuani është intervistuar nga policia e Kosovës nën dyshimin se në protestën e së shtunës ka sulmuar një polic të Kosovës.

Reagimi i plotë:

Në orën 9:00, aktivisti Adem Megjuani i është përgjigjur thirrjes së policisë për intervistim lidhur me incidentin që ndodhi në protestën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Të njëjtit prokurori i rastit i ka shqiptuar masën e ndalimit prej 48 orëve. Kjo masë nuk i përmbush asnjërën prej kushteve të parapara me Kodin e Procedurës Penale për shqiptimin e saj. Mënyra se si ka vepruar prokurori i rastit përbën abuzim të pushtetit të tij e shkelje të të drejtave të aktvistit tonë. Joproporcionaliteti i veprimeve të prokurorisë është proporcional vetëm me nevojën e pushtetit për të disiplinuar veprimet opozitare të PSD-së.
Partisë-shtet i ka penguar pjesëmarrja masive e njerëzve në protestë. Menjëherë nisën me gjueti shtrigash. Sot kanë vazhduar me arrestime. Propaganda policore që kishte për qëllim ta kriminalizoj një protestë paqësore, po përkthehet me përndjekje.
Të lirohet menjëherë aktivisti Adem Megjuani!