Sporti

“Tifozët e Mallorcas janë të lumtur që e kanë Muriqin këtu”, gazetari spanjoll i La Ligas jep detaje për ‘GazetaBlic Sport’

02/01/2022 14:19
nga:Mergim Rreci

Vedat Muriqi është transferimi i ri i skuadrës së Mallorcas.

Sulmuesi kosovar u transferua tek skuadra spanjolle nga Lazio, pas një aventure jo shumë të mirë në Itali.

Ka qenë një pritje e mrekullueshme për sulmuesin kosovar në Spanjë, atje ku tashmë shumë e konsiderojnë edhe si “shpëtimar” bazuar në situatën në të cilën gjendet klubi.

Njeriu shumë i afërt me skuadrën e Mallorcas dhe gazetari i njohur i La Ligas, Alex Fitzpatrick ka folur për ‘GazetaBlic Sport’ në lidhje me transferimin e Muriqit.

Ai tha se tifozët e skuadrës janë shumë të lumtur me transferimin e tij, por që natyrisht edhe pak të shqetësuar për rekordin e tij tek Lazio.

Tifozët e Mallorca janë të lumtur që e kanë këtu, skuadra ka nevojë për një përmirësim në pozicionin dhe objektivat e saj. Ata janë pak të shqetësuar për rekordin e tij që kur u bashkua me Lazio, sepse ai nuk ka shënuar shumë gola, por shpresojnë se një ndryshim pozitiv në Mallorxa do të ndihmojë në këtë“, tha Fitzpatrick për ‘GazetaBlic Sport’.

Kujtojmë që sulmuesi kosvar ka kryer sot stërvitjen e parë me bashkëlojtarët e tij.

/GazetaBlic Sport/