Sporti

Situatë interesante, UEFA paralajmëron veprime juridike ndaj një restaoranti, kjo është arsyeja

02/01/2022 13:54
nga:Mergim Rreci

Pronarët e restaorantit Pizza Wolke, një institucion deri tani relativisht i panjohur për pjesën tjetër të botës, në qytetin e vogël të Giessen, Gjermani, u befasua të hënën nga një letër nga departamenti juridik i UEFA-s.

Në diskutim ishte emri i një… pice. Përmes rrjeteve sociale restoranti zbuloi se organi që rregullon futbollin europian ka sjellë një proces ligjor për përdorimin e termit Champignons League në menu. Një ide kreative për të emërtuar një picë me kërpudha,  por mund të jetë e shtrenjtë, pasi UEFA beson se përplaset me emrin, emër i licencuar për kompeticionin më të madh të klubeve në futbollin evropian, përcjell GazetaBlic Sport.

Situata e pazakontë mund të bënte të besohej se kjo situatë ishte vetëm një mashtrim tjetër publicitar nga ana e institucionit të vogël, por agjencia gjermane e lajmeve SSID kontaktoi organizatën e drejtuar nga Aleksander Ceferin, e cila konfirmoi ekzistencën e procesit gjyqësor.

“Nuk e prisja kurrë që të kisha këtë lloj publiciteti, por le të shohim se deri ku shkon UEFA. Nuk do të ndalemi së bëri picën më të mirë me kërpudha”, thuhet në publikimin e Pizza Wolke, ku tregohet letra e marrë.

/GazetaBlic Sport/