Sporti

Tifozët e Arsenalit “shpërthejnë” ndaj drejtuesve të klubit në lidhje me merkaton e janarit

02/01/2022 12:58
nga:Mergim Rreci

Arsenali nuk mundi të nënshkruante asnjë nga objektivat në merkato dhe la të largohej golashënuesin Pierre-Emerick Aubameyang me kosto zero tek Barcelona.

Tifozët po përdorin mediat sociale për të kritikuar ashpër drejtuesit e Topçinjve për lejimin e lojtarit më të mirë në skuadër (Aubameyang) të largohet pa asnjë kompensim financiar dhe se klubi nuk ka siguruar një alternativë për vendin e tij, përcjell GazetaBlic Sport.

Vlahovic (Fiorentina) ishte në krye të listës, por përfundoi duke nënshkruar për Juventusin.

Priteshin disa përforcime për të ndihmuar trajnerin Mikel Arteta të siguronte një vend që lejon praninë në edicionin e ardhshëm të Champions League, por asgjë nga këto nuk ndodhi.