Ish kryeministri i Kosovës njëherit lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka takuar dy emisarët, atë të SHBA dhe BE tij Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak.
Përmes një njoftimi në faqen e tij, Haradinaj ka dhënë detaje për takimet që ka pasur me ta.
Sipas tij partia që drejton mbështet marrëveshjen finale Kosovë Serbi me njohje reciproke dhe të obligueshëm ligjërisht.
Njoftimi i plotë:
Kam zhvilluar një takim sot, me emisarin amerikan Shkëlqesinë e tij Gabriel Escobar Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë dhe Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi dhe Çështje të tjera të Ballkanit Perëndimor, Shkëlqesinë e tij Miroslav Lajčak. Gjithashtu ishte kënaqësi ta takoja Ambasadorin e ri amerikan në Kosovë, Shkëlqesinë e tij Jeffrey M. Hovenier.
Kam ripërsëritur përkushtimin tonë për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse Ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke në kufijtë ekzistues dhe respekton rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, gjë që mund të arrihet vetëm me rolin aktiv të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjithashtu i falënderova për angazhimin e tyre, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, për Republikën e Kosovës.