Sporti

Aguero shfrytëzon kohën e lirë në peshkim, kjo është video e fundit e publikuar nga ana e tij

02/01/2022 12:29
nga:Mergim Rreci

Sergio Aguero ka shijuar kohën e lirë, pasi është detyruar të heqë dorë nga futbolli për shkak të problemeve me zemrën.

Ai po e shijon tani hapësirën kohore për të provuar hobi të reja dhe një prej tyre është peshkimi, përcjell GazetaBlic Sport.

Aguero ndau përvojën e tij të peshkimit me miqtë në rrjetet sociale, duke lëshuar përfundimisht peshkun që kishte kapur.