Edhe pse Barcelona nuk e ka zyrtarizuar ende nënshkrimin e Pierre-Emerick Aubameyang, debutimi i tij mund të bëhet të dielën kundër Atlético Madrid.
Aubameyang, 32 vjeç, nuk ka luajtur për Arsenalin që nga ndeshja e tyre kundër Evertonit më 6 nëntor, përcjell GazetaBlic Sport.
Sulmuesi luajti për Gabonin në ndeshjen kundër Mauritanisë, por më pas humbi Kupën e Kombeve Afrikane (CAN) pasi doli pozitiv për Covid-19.
Trajneri Xavi Hernández mund të japë disa minuta për përforcimet në ndeshjen e rëndësishme ndaj Atlético Madrid.
/GazetaBlic Sport/


