Sporti

Greenwood akuzohet për dhunë ndaj të dashurës, ky është veprimi i fundit i Ronaldos në lidhje me të

02/01/2022 10:47
nga:Mergim Rreci

Cristiano Ronaldo dhe disa lojtarë të Manchester United ndaluan së ndjekuri shokun e skuadrës Mason Greenwood pasi ai u padit për krime të dhunës në familje dhe sulmit seksual ndaj të dashurës së tij, e cila postoi imazhet në mediat sociale.

Sipas The Sun, Cristiano Ronaldo, Jesse Lingard, David de Gea, Paul Pogba, Edinson Cavani, Alex Telles dhe Scott McTominay janë disa nga lojtarët që nuk e ndjekin më Mason Greenwood sapo u shfaqën në rrjetet sociale imazhet tronditëse të vajzës, përcjell GazetaBlic Sport.

Marcus Rashford, Luke Shaw dhe kapiteni Harry Maguire ende ndjekin sulmuesin.

/GazetaBlic Sport/