Roberto Carlos i është kthyer botës së futbollit.
Ish mbrojtësi i majtë i kombëtares së Brazilit dhe skuadrave si Inter e Real Madrid, do të kthehet në fushën e blertë.
Carlos ka arritur marrëveshje me një skuadër amatore, të asaj që njihet si ‘Sunday League’, në Britani të Madhe.
Skuadra me bazë nga pub-i në Shrewsbury ‘Bull in the Barne United’ do t’i ketë shërbimet e Carlos.
Carlos pensionohej në vitin 2015 dhe është tashmë 48 vjeçar.


