Showtime

Reagon Olsa, ka disa fjalë për Laurën me një të kaluar të errët

01/31/2022 18:57
nga:Donika Fetahu

Tani më emri i Laura Zybës, u bë i njohur për publikun, pas pjesëmarrjes së saj në “Për’puthen”.

Por diçka që u ringjall është e kaluara e saj e errët, pasi që ajo ka qenë e arrestuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë, me dyshimin se kishte bashkëpunuar me tre shtetas të huaj, të dyshuar për vrasje të kryera jashtë vendit, shkruan GazetaBlic.

Ajo dikur ka qenë edhe ish e dashura e Vali Corleone ku emrin e tij e kishte tatuazh në qafë.

Për këtë ka reaguar autorja e programit Olsa Muhameti, përmes një postimi në InstaStory, ku ka shkruar:”“Ma keni nisur kaq shumë këtë lajm…Sigurisht që Laureta na i kishte treguar në audicione të shkuarën e saj, ajo që lexohet në dokumenta të paktën. Si çështje serioze do ta trajtojmë në Prime, ama unë kam një pyetje për të gjithë ju. A meriton një qënie njerëzore të ketë një shans të dytë në jetë? Unë mendoj që Po! “Për’puthen” nuk është një prohram vetëm dashurie, ne duam të japim dhe mesazhe e pse jo mundësi të dyta në jetë…Shpresoj i tillë të jetë rasti i Lauretës në fund…”./GazetaBlic/