Showtime

“Po planifikon fejesën?” Habit Sarah me përgjigjen e saj!

01/31/2022 18:21
nga:Donika Fetahu

Blogerja e njohur Sarah Berisha, tanimë mjaft e përfolur për lidhjen që krijoi brenda “BBV”, me Dj PM, së fundmi ka marrë vëmendje me disa përgjigje.

Ajo ka zhvilluar një pyetësor në profilin e saj në Instagram, shkruan GazetaBlic.

Pyetjet kanë qenë në përgjithësi për lidhjen e saj me Dj PM, pasi që duket se dyshja po e vazhdojnë lidhjen jashtë dhe janë shumë të lumtur me njëri-tjetrin.

Përgjigja që u komentua shumë ishte në lidhje me fejesën.

“A keni ndonjë plan për fejesë?”-ishte pyetja.

“Mos ma merrni për të keq, por këto pyetjet për fejesë apo martesë dhe për fëmijë ju lutem mi kurseni. Sapo kemi dal nga nje format televiziv, tre muaj kemi që njihemi me njeri-tjetrin. Cdo gjë ka kohën e saj.”- ka shkruar ajo./GazetaBlic/