Showtime

Labi thotë se do ta vizitojë nesër profesorin e Vushtrrisë, ndërsa do t’ia bëjë një dhuratë një pushim në Shqipëri ose Turqi

01/31/2022 18:13
nga:Donika Fetahu

Këngëtari dhe ish-deputeti, Labinot Tahiri, ka bërë një reagim në lidhje me profesorin e Vushtrrisë, Lulzim Pacin, që u bë viral në rrjetet sociale me vallëzimet e tij.

Ai ka bërë një postim në Facebook duke treguar mbështetjen e tij për profesorin, ndërsa thotë se ato janë video motivuese për nxënësit, në kohën kur e gjithë rinia janë të dëshpëruar.

Labi tutje ka shtuar se nesër do ta vizitojë dhe se do t’ia bëjë një dhuratë, tri ditë pushime në Shqipëri ose në Turqi.