Këngëtarja e njohur nga Kosova, Beatrix Ramosaj, ka qenë emri më i përfolur në mediat rozë.
Ajo ka qenë pjesë e “Big Brother Vip”, ku aty filloi një lidhje me aktorin nga Shqipëria, Donald Veshaj, shkruan GazetaBlic.
Kjo lidhje u paragjykua mjaft shumë nga jashtë dhe për këtë arsyje Trixa, pas daljes së nga “BBV”, nuk u shfaq në prime e programe në të cilat ishte e ftuar pasi që nuk e ka përjetuar mirë atë se çfarë e priti jashtë.
Por ajo, kohën që qëndroi e heshtur e shfrytëzoi në studio dhe publikoi një këngë të dedikuar Donaldit, me titull “Faj”.
Gjatë ditës së sotme në shtëpi është dëgjuar kënga e Trixës, ku Donaldi mbeti i shtangur. Reagimin e tij këngëtarja e ka postuar në InstaStory, ku mbishkrimi i fotos ka qenë:”Edhe pak ditë”./GazetaBlic/



