Lajme

“Presidente, vepro e pavarur nga Kurti dhe VV: Dil dhe mbroje interesin e qytetarëve të Kosovës”

01/31/2022 11:21
nga:N M

Deputetja e Partisë Demorkatike të Kosovës në Kuvend, ka porositur presidenten e Kosovës Vjosa Osmani që të dal me qëndrim publik e që ka të bëjë me vendimin për rrijen e çmimit të energjisë elektrike, raporton Gazeta Blic. 

Blerta Beliu ka kërkuar përmes një shkrimi në faqen e saj në Ffacebook që presidentja të deklarohet  kundër rritjes së çmimit të energjsië elektrike.

Postimi i plotë:

Sot është dita e fundit që Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të dalë dhe të mbrojë interesin e qytetarëve të Kosovës.
Presidente, vepro e pavarur nga Kryeministri Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje: Dil dhe mbroje interesin e qytetarëve të Kosovës.
Presidente, dil dhe kundërshtoje shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Presidente, mos rri në rrugën e Kryeministrit Kurti. Paralajmërimi i tij se nuk ka zgjidhje tjetër përveç shtrenjtim të energjisë elektrike, nuk duhet të vlejë si parashkrim i qëndrimit tënd.

LDK në orën 14:00 bënë publike komentet për shtrejtimin e rrymës