Lajme

Partia më e madhe opozitare nuk dërgon komentet – vendimin e ZRRE e konsiderojnë politik

01/31/2022 10:34
nga:N M

Partitë politike që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës sot kanë afatin e fundit për të dërguar komentet dhe rekomandimet e tyre në Zyrën e Rregullatorit  të Energjisë Elektrike, sa i përket rritjes së çmimit të rrymës.

Një zyrat i lartë i PDK i ka thënë Gazeta Blic se arsye pse nuk kanë dërguar komentet e tyre është se po e konsiderojnë si vendim politik, vendimi ne ZRRE për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

“Përveç së është vendim politik PDK nuk bëhet pjesë e formalizmit për këtë çështje. Qëndrime tona tashëm dihet në raport me ZRRE dhe vendimit të saj të ndikuar politikisht për shtrenjtimin e rrymës në Kosovë”, ka thënë ky zyrtar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Sipas tij, për këtë do të ketë një qëndrim  gjatë ditës nga vet kryetrari i PDK-së Memli Krasniqi.

Ndërkohe Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike do të mbaj seancë në orën 14 ku edhe pritet një vendimi për tarifat e reja të energjisë elektrike.

Në AAK kanë thënë se do ti dërgojnë komentet e tyre në këtë institucion sic ka bërë tashëm edhe Lëvizja Vetëvendosje dhe disa ministri të linjës së Qeverisë së Kosovës.

Shtrenjtimi i rrymës ka ngjallur reagime të shumta në vend, e ku ka pasur dy protesta të organizuar  javën e kaluar për të kundërshtuar këtë vendim të ZRRE.