Sporti

Ramsey në radarin e kësaj skuadre angleze

01/31/2022 08:51
nga:Gazeta Blic

Wolverhampton Wanderers janë të lidhur sërish me një lëvizje me Aaron Ramsey.

Sipas Calciomercato, klubi nga Premier League po synon të nënshkruajë me Ramsey nga Juventusi.

Reprezentuesi i Uellsit, i cili është njëri ndër lojtarët me pagën më të lartë te Juventusi, tashmë ka refuzuar një lëvizje te Molineux, si dhe te Burnley dhe Crystal Palace këtë muaj, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, agjenti Jorge Mendes, i cili është ngarkuar me largimin e 31-vjeçarit, po përpiqet të ringjallë marrëveshjen dhe shpreson që një marrëveshje të arrihet.

Ramsey më parë ishte pjesë e Arsenalit në Premier League.