Showtime

Beatrix Ramosaj thyen heshtjen publikon një video për herë të parë pas daljes nga “BBV”

01/30/2022 22:36
nga:Donika Fetahu

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Beatrix Ramosaj, momentalisht është emri më i përfolur në mediat rozë.

Kjo për shkak të pjesëmarrjes së saj në “Big Brother Vip”, shkruan GazetaBlic.

Trixa kishte krijuar një lidhje brenda shtëpisë me aktorin e njohur nga Shqipëria, Donald Veshaj, gjë që u komentua jashtëzakonisht shumë.

Përkrahjet dhe paragjykimet për dyshen nuk munguan aspak. Pas daljes së këngëtares nga “BBV” nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e saj, nuk u shfaq në prime të spektakleve të shtëpisë e as në rrjetet sociale deri tani.

Përveç se kishte publikuar këngën “Faj” dedikuar Donaldit, nuk ishte lajmëruar fare.

“Para pak çastesh ajo ka postuar një video në profilin e saj në Instagram, me këngën e saj të re dhe duket mjaft mirë.Me mbushet me dashuri, jetaaa
E keni degjuar ‘Faj’ akoma? Mund ta gjeni tek link-u ne profil timin!”, është mbishkrimi i videos teksa Trixa këndon./GazetaBlic/

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by B E A T R I X (@beatrixramosaj)