Sporti

E konfirmon Romano: PSG në kontakte me Barcelonën për Dembelen, Manchester United nuk janë të interesuar

01/30/2022 21:58
nga:E K

Barcelona është në kontakte me PSG për të shitur Ousmane Dembele.

Siç raporton, Fabrizio Romano, klubet janë në kontakte, por ende nuk kanë gjetur marrëveshjen, shkruan GazetaBlic Sport.

PSG dhe Barcelona do përpiqen përsëri që të gjejnë një zgjidhje gjatë orëve në vijim.

Dembele ka pranuar së fundmi të largohet nga Barcelona, dhe skuadra spanjolle pritet të pranojë menjëherë ofertën pasi rrezikojnë që të mos përfitojnë asgjë nga largimi i tij në verë.

Kontrata e Dembele me Barcën përfundon në qershor dhe sulmuesi mund të largohet me parametrat 0 nëse Barcelona nuk e shet në janar.

/GazetaBlic Sport/