Reperi i njohur Stresi, së fundmi ka qenë në qendër të mediave rozë.
Ai ka zhvilluar një pyetësor në profilin e tij në Instagram, ku ka marrë pyetje nga më të ndryshmet, shkruan GazetaBlic.
Reperi ka pasur një lidhje serioze me blogeren e njohur Kejsi, dyshja kishin planifikuar edhe kurorëzimin, por nuk iu shkoi siç kishin planifikuar.
Pyetjet në lidhje me ish të dashurën e tij nuk munguan, një ndjekës kishte shkruar:“A vazhdon lidhja me Kejsin? Pse jeni ndarë me njëri-tjetrin”.
“Nuk vazhdon nuk funksionon, është një temë e mbyllur prej tri vitesh nuk e di përse pas tri vitesh bëni të njëjtën pyetje”, u përgjigj Stresi./GazetaBlic/