Sporti

Man City përgatitet për shitjen e Sterling nëse nuk arrijnë marrëveshje për rinovim

01/30/2022 18:54
nga:E K

Sulmuesi i Manchester Cityt, Raheem Sterling mund të largohet nga “Etihad” nëse dështon marrëveshja për rinovimin e kontratës.

Ish ylli i Liverpoolit ka edhe 18 muaj të mbetur në kontratë dhe që disa herë është i lidhur me kalimin te Barcelona.

Sterling nuk pritet të largohet në këtë afat të janarit, por Man City do provojë ta shesë në rast që nuk arrijnë marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Sipas “Daily Star”, afati veror do jetë përfundimtari për të ardhmen e anglezit, me “Qytetarët” se kanë përgatitur ofertën e re, por mungon ‘vula’ e 27-vjeçarit.

Raporti shton se City shpreson që t’ia rinovojë kontratën, por Sterling nuk është i kënaqur me minutat nën urdhrat e Pep Guardiolas.