Sporti

Manchester United me ofertë zyrtare për Ousmane Dembele

01/30/2022 17:38
nga:E K

Manchester United ka ofertuar zyrtarisht drejt Barcelonës për Ousmane Dembele.

Siç raporton, gazetari portugez, Pedro Almeida, ‘Djajtë e Kuq‘ kanë bërë ofertë zyrtare prej 20 milionë eurosh për sulmuesin francez, shkruan GazetaBlic Sport.

Dembele ka pranuar së fundmi të largohet nga Barcelona, dhe skuadra spanjolle pritet të pranojë menjëherë ofertën pasi rrezikojnë që të mos përfitojnë asgjë nga largimi i tij në verë.

Kontrata e Dembele me Barcën përfundon në qershor dhe sulmuesi mund të largohet me parametrat 0 nëse Barcelona nuk e shet në janar.

/GazetaBlic Sport/