Moderatorja kosovare Egzona Rafuna, ishte ndër banoret e fundit që ka hyrë në “BBV”, rrugëtimi i saj nuk ishte edhe aq i gjatë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Hyrja e saj u diskutua mjaft shumë pasi që ishte parë shpesh herë afër Donaldit, duke bërë nga jashtë që të paragjykohet për raportin e tyre, shkruan GazetaBlic.
Ajo ka qenë e ftuar në “Fan Club”, ku ka folur për herë të parë për eksperiencën e saj brenda “BBV” dhe raportin e saj me aktorin nga Vlora.
“Unë personalisht prej brenda nuk e kam parë si pozicionim timin përkrah Donaldit. Më ka ardhur shumë keq dhe e kam shprehur vazhdimisht që më vjen keq që po shihet kështu. Unë kur kam hyrë brenda, për mua më rrezik ka qenë të jem afër Trixës por unë nuk e kam bërë mend atë pjesë sepse e kam ndjerë që në atë moment duhet t’i rrija afër Trixës, unë e kam parë të nevojshme që Trixa është keq e kam bërë me shpirt, pa menduar pjesën që mundem të penalizohem edhe nëse ajo më penalizon nuk e kam me rëndësi sa e kam njerëzillëkun, sa e kam ta bëj dikë të ndihet mirë kur e shoh që ka nevojë për dikë”, u shpreh moderatorja.
Ajo gjithashtu foli edhe për lojën e Trixës, që u komentua shumë ku Egzona përfundoi në lot.
“Nuk jam person që i them gjërat, e në fund të them më fal se gabova. Mendoj shumë para se t’i them gjërat. Më ka ardhur keq që Trixa ka menduar ashtu për mua, për diçka që nuk është asgjë e vërtetë. Unë kam hyrë në një betejë kur lufta është e përfunduar. Unë kam pritur që mundem me qenë njëra prej finalisteve”, tha ajo./GazetaBlic/


