Arbër Sulstarova ishte njëri ndër banorët të cilit nuk i zgjati edhe shumë qëndrim i tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother Vip”.
Ai gjatë kohës kur ishte brenda u dënua nga “Vëllau i Madh”, për dhënie të informacionit nga jashtë drejtuar këngëtares nga Kosova, Beatrix Ramosaj, shkruan GazetaBlic.
Sa i përket kësaj çështje ai tha se thjesht dha një mendim të vetin, lidhur me mënyrën sesi do të shihej Trixa jashtë ku kjo preku këngëtaren dhe u përlot nga fjalët e tij.
Kur u pyet ai se a e priste daljen e Trixës tha se për të ishte e pritshme.Kurse sa i përket dënimit që ka marrë ai tha disa fjalë:’“Unë i kam thënë Trix ‘si je?’ I kam thënë edhe Einxhel. Nuk kam dhënë asnjë informacion për mendimin tim. Unë dija që Beatrix është emocionale, më shumë se të tjerët. Nuk duhet të gjykohem vetëm unë për informacionet që jepen”.
Gjithashtu Arbri diskutoi edhe për vendimin e tij për hapjen e kutisë së Pandorës, ku duhej ti qonte në nominim tre nga banorët që zgjedhjet e tij ishin Donaldi-Einxhel-Beatrix, ky zingjir u komentua mjaft shumë.
“Mendoj se e logjikova shumë fort. Duke qenë se Donaldi ishte shumë shok me Dagz, kjo treshe do të ishte më e fortë dhe publiku do kishte zgjidhje. Mund të kisha çuar, Monikë-Arjolë-Iliri, ose Ilir-Donald-Arjolë. e Mund të bëja edhe me të rinjtë, por zgjodha ndryshe”, theksoi ai./GazetaBlic/


