Barcelona ka arritur marrëveshje me Pierre-Emerick Aubameyang.
Gerard Romero shkruan se ylli i Arsenal ka arritur marrëveshje me Barcelonën për një huazim gjashtë mujor.
Marrëveshja me Arsenalin nuk duket të jetë shumë e vështirë pasi klubi anglez së fundmi nuk ka raporte të mira me lojtarin, pasi sipas Artetas, sulmuesi gabonez i cili u la jashtë fushave në ndeshjet e fundit, kishte shkelur rregullat e ekipit, përcjell GazetaBlic Sport.
Pengesë kryesore për transferimin e tij është francezi, Ousmane Dembele i cili ende nuk është larguar nga klubi spanjoll.
Siç raportohet nga mediat spanjolle, Barcelona do të nënshkruajë me sulmuesin gabonez në momentin që të lirohet nga kartoni i Dembeles.
/GazetaBlic Sport/


