Prime i mbrëmjes së djeshme i “Për’puthen” ka qenë me emocione të shumta. Por nuk kanë munguar as përplasjet mes konkurrentëve. Teksa Albi dhe Bruno patën një debat me njëri-tjetrin, ndërhyn edhe Efi.
Kjo e fundit u shpreh se Bruno sillet ndryshe brenda dhe jashtë, ku ky i fundit iu kundërpërgjigj.
Në përplasje ndërhyri dhe Arjani duke i thënë që të mos presë të rreshtojë djemtë për hir të bukurisë, ndërsa nuk munguan as tonet e ashpra.
Arjani: Mirë Bruno është sjellë keq me ty, po ti e ke pyetur veten si sillesh me Brunon?
Efi: Jam e mbushur.
Arjani: Dhe kjo akuzë që ziheni këtu e jashtë vjen të afrohet, çfarë do të të bëjë jashtë, të të pështyjë?
Efi: Jo, të mos më flasë fare. A po më ul këtu para këtu publikut, për çfarë më flet?
Arjani: Dhe ti e ke ulur poshtë.


