Lajme

Hyseni: “Kjo protestë shpërfaqi lakuriq mjerimin e opozitës parlamentare të Kosovës”

01/29/2022 16:31
nga:Genita C

Është mbajtur protesta e thirrur nga Partia Socialdemokrate, për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë.

“Krejt dhe padrejtë” është një nga slloganet që qytetarët po mbanin në duar për të kundërshtuar rritjen e çmimit të rrymës, shkruan GazetaBlic.

Ndaj kësaj proteste ka pasur reagime të ndryshme.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni përmes një postimi në rrjetin social u shpreh se kjo protestë që ishte kundër mashtrimit dhe manipulimit në anën tjetër shpërfaqi lakuriq mjerimin e opozitës parlamentare të Kosovës.

POSTIMI I PLOTË: 

Protesta e PSD-së sot është, mbase një nga protestat e rralla për një kauzë reale, tokësore, në interes të qytetarit të Kosovës.

Protestë kundër mashtrimit dhe manipulimit!

Në të njejtën kohë, kjo protestë shpërfaqi lakuriq mjerimin e opozitës parlamentare të Kosovës. Opozitë kalkulante, pothuaj inekzistente. Opozitë, larg halleve dhe interesave qytetare!

S.H.

/GazetaBlic/