Skuadra e Ballkanit po qëndron për përgatitje në Turqi.
Të drejtuarit e Ilir Dajës kanë zhvilluar sot një tjetër ndeshje, ku janë përballur me sllovakët e Ruzemberok, shkruan GazetaBlic Sport.
Skuadra kosovare triumfoi në këtë takim me rezultat 2 me 1, me Albion Rrahmanin dhe Nazmi Gripshin që shënuan golat.
Kjo ishte fitorja e dytë e Ballkanit në fazën përgatitore që po e zhvillon në Turqi, derisa kanë edhe një barazim.
/GazetaBlic Sport/


