Lajme

Ekrem Hyseni zgjidhet kryetar i ri i LDK-së në Podujevë

01/29/2022 12:34
nga:Y I

Ekrem Hyseni është zgjedhur kryetar i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Podujevë.

Në kuvendin e mbajtur sot të kësaj partie, 75 delegatë kanë votuar pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim në lidhje me zgjedhjen e Hysenit në krye të degës së LDK-së në Podujevë.

I pranishëm në kuvendin zgjedhor nuk është ish-kryetari i degës, Agim Veliu, i cili para pak minutash përmes një postimi në Facebook tha se nuk do të marrë pjesë, pasi që sipas tij, në këtë kuvend po tentohet të kontrabandohet kryetari i ri.

/Gazeta Blic/

Veliu: Nuk marr pjesë në Kuvendin klandestin të thirrur sot në degën e LDK-së Podujevë, Abdixhiku po tenton shkatrrimin!