Sporti

Transfer me shpenzime të mëdha, këto janë detajet nga kalimi i Vlahovic tek Juventus

01/29/2022 10:29
nga:Mergim Rreci

Dusan Vlahovic u zyrtarizua si transferimi i fundit i Juventusit dhe mbërrin në Torino pas një marrëveshjeje miliona eurosh për Fiorentinën.

Klubi i Firences humb golashënuesin më të mirë të Serisë A, por do të përfitojë shumë nga sulmuesi serb, numri 7 i ri i Juventusit, përcjell GazetaBlic Sport.

Siç shpjegohet nga ish-klubi i Cristiano Ronaldos në një deklaratë, Fiorentina do të marrë 70 milionë euro, të cilat do të paguhen në tre këste, dhe në vitet e ardhshme klubi nga Firence mund të marrë edhe 10 milionë euro të tjera, përmes objektivave që lidhen drejtpërdrejt mbi bazën performancës.

Reprezentuesi serb 22-vjeçar do të fitojë një pagë vjetore prej shtatë milionë eurosh në Torino dhe duke marrë parasysh që ka nënshkruar për katër sezone e gjysmë, do të marrë në total 31.5 milionë euro.

Nga ana tjetër, sipërmarrësit e përfshirë në ndërmjetësim do të marrin 10 milionë euro, ndërsa 1.6 milionë euro i referohen mekanizmit të solidaritetit për ekipet stërvitore, përkatësisht për Partizanin e Beogradit.

/GazetaBlic Sport/