Sporti

Ardhja e Vlahovic i hap dyert e largimit për Moratan, pranë transferimit në Premier League

01/29/2022 09:24
nga:Mergim Rreci

Ardhja e sulmuesit Dusan Vlahovic i hap dyert e largimit Alvaro Morata-s, i cili është i huazuar nga Atlético Madrid te Juventus deri në fund të sezonit.

Sipas The Times , reprezentuesi spanjoll, shumë i lakmuar nga Barcelona, ​​do t’i ofrohet Arsenalit, Tottenhamit dhe Newcastle, tre klube angleze që janë në treg për një sulmues, përcjell GazetaBlic Sport.

Marrëveshja do të ishte me huazim deri në fund të sezonit, pastaj do të bisedohej për kushet e reja.

/GazetaBlic Sport/