Sporti

E kryer: Muriqi lojtar i Mallorcas

01/28/2022 21:36
nga:E K

Vedat Muriqi pritet që së shpejti të zyrtarizohet nga Mallorca.

Skuadra e Lazios me Mallorcan kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit kosovar te skuadra spanjolle, shkruan GazetaBlic Sport.

Marca raporton që zyrtarizimi i tij është çështje kohe, kurse Muriqi bëhet transferimi i dytë i Mallorcas në këtë merkato.

/GazetaBlic Sport/