Rey Manaj po bën mirë në radhët e Spezias, ku tashmë ka fituar edhe pozicionin e titullarit në fushën e lojës.
Futbollisti shqiptar së fundmi ka dhënë një intervistë në Spanjë, ku ka zbuluar se e kanë kërkuar dy klube nga La Liga. Në Spanjë bëjnë me dije se një prej ekipeve që ka kërkuar informacion te Barcelona për sulmuesin 24-vjeçar është Cadizi.
Këta të fundit mbajnë vendine e 18 në tabelën e renditjes dhe kërkojnë golat e Manajt për të siguruar qendrimin në elitë edhe për një tjetër sezon.
Megjithatë përgjigja e tij ka qenë “jo“ për shkak se dëshiron të qendrojë te skuadra italiane dhe do të presë deri në fund një telefonatë nga Xavi.
Plani i Manajt është të dallojë në radhët e Spezias për të pasur kështu një mundësi për të bindur Barcelonën ta mbajë në ekip për sezonin e ardhshëm


