Lajme

Kapet personi i kërkuar nga gjykata për falsifikim të dokumenteve

01/28/2022 14:46
nga:Genita C

Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person që ndaj tij gjykata kishte urdhëresë për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.

Pas përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, pasi që dënimi me burg ka qenë i zëvendësuar me gjobë, pala ka paguar gjobën e përcaktuar me ligj.

“Sot me datë 28.01.2022, rreth orës 11:10, në rrugën “Vëllezërit Dragaj”, i dyshuari A.I., 53 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prishtinë, kishte lëshuar urdhëresën Ed.nr. 1228/19, për veprën penale ,,Falsifikim i dokumenteve”, thuhet në komunikatë.