Sporti

Distria Krasniqi siguron gjysmëfinalen e madhe në Grand Prix Almada të Portugalisë

01/28/2022 14:25
nga:Mergim Rreci

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka arritur të sigurojë biletën për gjysmëfinalen e Grand Prix Almada që po zhvillohet në Portugali.

Deri tani, Krasniqi në raundin e parë kaloi pa luftë, kurse në raundin e dytë u përball me xhudisten franceze Leonie Gonzalez, shkruan GazetaBlic Sport.

Në kategorinë deri në 52 kilogramë, në raundin e tretë, Krasniqi triumfoi ndaj xhudistes nga Spanja, Ariane Toro Soler.

/GazetaBlic Sport/