Ish portieri i Interit, Julio Cesar ka komentuar takimin mes Interit dhe Liverpoolit që do të zhvillohet në Ligën e Kampionëve.
Ai tha për ‘Corriere dello Sport’ se nuk do e shihte aspak si befasi nëse Interi kalon tutje, përcjell GazetaBlic Sport.
“Unë mendoj se Interi mund të kalojë tutje edhe ndaj një kundërshtari të tillë. Të dy janë në nivele të larta. Çdokush mund ta kalojë raundin, dhe sigurisht nuk do të jetë befasi nëse Inzaghi e bën këtë”, tha ai.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet me 16 shkurt.
/GazetaBlic Sport/


