Sporti

Felipe Caicedo kryen testet mjekësore, drejt transferimit tek skuadra e Interit

01/28/2022 10:18
nga:Mergim Rreci

Felipe Caicedo po i afrohet gjithnjë e më shumë Interit.

Sulmuesi, i cili do të transferohet nga Genoa në formë huazimi, ka mbërritur pak minuta më parë në Humanitas në Rozzano për ekzaminime mjekësore, pas të cilave do t’i duhet të marrë të drejtën sportive për CONI, përpara se të nënshkruajë kontratën me Nerazzurrët, përcjell GazetaBlic Sport.

Caicedo ka qenë i preferuari i Inzaghit edhe për faktin se kjo dyshe kishin bashkëpunuar edhe më herë tek skuadra e Lazios.