Lajme

Protestojnë qytetarët në Serbi, kërkojnë që minierat e litiumit dhe borit të ndalohen për 20 vitet e ardhshme

01/28/2022 09:53
nga:Genita C

Më shumë se një mijë qytetarë u mblodhën për të protestuar para Presidencës së Serbisë, me ftesë të iniciativës “Go-Change”, për t’i dërguar mesazh autoriteteve se minierat e litiumit dhe borit duhet të ndalohen për 20 vitet e ardhshme.

Protesta ka kaluar pa incidente, raporton Danas.

Është paralajmëruar se nisma “Nisu-Ndrysho” do të vazhdojë me protesta derisa Qeveria apo Kuvendi i Serbisë të ndalojnë gërmimin dhe hulumtimin e litiumit dhe borit.

Në protestë ka qenë i pranishëm një numër i madh i policëve civilë.