Kanë kaluar gati tre muaj që kur Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës e kishte mposhtur në garën për kryetar të Prishtinës, Arben Vitinë e Vetëvendosjes, dhe ende nuk ka arritur ta kompletojë ekipin e tij qeverisëse.
Më saktësisht nga 17 nëntori i vitit të kaluar kur Rama e fitoi garën për kryeqytetin, kanë kaluar mbi 70 ditë e ai ende nuk ka arritur që ta kompletoj kabinetin qeverisës, raporton Gazeta Blic.
Edhe pse Rama me të fituar garën kishte deklaruar se tashmë i ka emrat e drejtorëve, një gjë e tillë nuk ndodhi.
Partneri i Ramës në qeverisjen e Prishtinës- PDK vazhdon të mos dalë me emrat e drejtorëve të rinj.
Ndonëse nga partia e Memli Krasniqit thonë se shumë shpejt do t’ia dërgojnë Ramës emrat e drejtorëve, Gazeta Blic merr vesh se janë dy arsye për këtë vonesë.
E para, sipas burimeve ka të bëjë me faktin se ka përplasje të mëdha brenda PDK-së për emrat e drejtorëve, dhe e dyta lidhet me faktin se Përparim Rama ka hezituar për disa nga emrat e propozuar nga PDK.
Një zyrtar i lartë i PDK-së ka theksuar për Gazeta Blic se sot, ose më së largu të shtunën do t’i përzgjedhin emrat e drejtorëve të rinj.
“Besojmë sot, ose më së largu nesër do t’i dërgojmë emrat e drejtorëve dhe të nënkryretarit”, tha ky burim.
PDK pos katër drejtorive do ta ketë edhe nënkryetarin e Komunës.
Gazeta Blic merr vesh se Blerand Stavileci do të jetë nënkryetar i komunës, ndonëse Përparim Rama ka hezituar për të, bazuar në faktin se ai ka qenë pjesë e qeverive të kaluara, që bie në kundërshtim me zotimet që kishte dhënë i pari i Prishtinës, se nuk do të marrë në kabinet njerëz që kanë qenë në ekzekutiv.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë dje se janë në proces të përzgjedhjes së disa drejtorëve dhe nënkryetarit që do të vijnë nga Partia Demokratike e Kosovës.
“Jam në proces të përzgjedhjes”, tha Rama, pas vizitës që ia bëri shtëpisë-shkollë të familjes Hertica në kryeqytet.
Më poshtë njoftimi i Pëparim Ramës për drejtuar tashmë të emëruar:
Të dashtun qytetarë të Prishtinës,
Kam kënaqësinë që të prezantoj ekipin tim, me të cilin do ta udhëheqë Komunën e Prishtinës, në procesin e transformimit të qytetit për të mirën e të gjithëve.
z. Alban Zogaj – Nënkryetar
z. Vllaznim Osmani – Shef i Kabinetit të Kryetarit
z. Arbër Sadiki – Drejtor i Urbanizmit
znj. Mimoza Sylejmani – Drejtoreshë e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm
z. Krenar Xhaferi – Drejtor i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave
znj. Doruntinë Maloku – Drejtoreshë e Pronës
z. Donat Lushaku – Drejtor i Kadastrit
znj. Adelina Sahiti – Drejtoreshë e Mirëqenies Sociale
z. Izet Sadiku – Drejtor i Shëndetësisë
znj. Valbona Makolli – Drejtoreshë e Financave
z. Florian Dushi – Drejtor i Inspeksionit
znj. Donika Çetta – Drejtoreshë e Parqeve
z. Bersant Beka – Drejtor i Administratës
znj. Vesa Sahatçiu – Këshilltare për Kulturë
znj, Ermira Gjevori – Këshilltare për Qeverisje të Mirë
znj. Hana Xhemajli – Këshilltare për Komunikim Strategjik
dr. Saudin Maliqi – Këshilltar për Shëndetësi
z. Bardh Krasniqi – Këshilltar për Sport
znj. Jonada Jashari – Këshilltare për Media
znj. Teuta Sahatqija – Këshilltare për Transformim Digjital dhe Smart City