Sporti

Rafael Nadal flet pas kualifikimit në finalen e ‘Australian Open’: Nuk e imagjinoja që kjo gjë do të më ndodhte në vitin 2022

01/28/2022 09:10
nga:Mergim Rreci

Rafael Nadal u kualifikua mëngjesin e sotëm për në finalen e Australian Open, pasi mposhti në gjysmëfinale italianin, Matteo Berrettini.

Ai fitoi me rezutlat 6-3, 6-2, 3-6 dhe 6-3, përcjell GazetaBlic Sport.

Tenisti spanjoll do të garojë kështu në finalen e tij të gjashtë të Australian Open dhe mund të bëhet i pari që fiton 21 tituj në turnetë e Grand Slam.

“Australian Open është një kompeticion i jashtëzakonshëm. Gjatë gjithë karrierës sime, lëndimet më kanë ndëshkuar, por kam luajtur finale të pabesueshme, kundër Novakut (Djokovic) në 2012 ose kundër Roger (Federer) në 2017. Isha shumë afër në ato dy herë dhe fitova në 2009… por nuk e imagjinoja të kisha një mundësi tjetër në vitin 2022”, tha Nadal pas ndeshjes.

Në gjysmëfinalen tjetër do të përballet rusi Daniil Medvedev, numri dy i botës dhe greku Stefanos Tsitisipas, numri 4.

/GazetaBlic Sport/