Interi vazhdon të punojë në merkato.
Pas njoftimit zyrtar të Gosens, i cili mbërriti në mbrëmje, një tjetër goditje vjen nga Nerazzurrët. Ky është Caicedo, sulmuesi i Genoas, përcjell GazetaBlic Sport.
Marrëveshja është arritur: Felipe Caicedo do të shkojë te Interi në formë huazimi deri në qershor.
Klubi Nerazzurrë do t’i paguajë 800 mijë euro neto. Nesër janë planifikuar ekzaminimet mjekësore dhe më pas sulmuesi zyrtarisht do të jetë lojtar i Interit.
/GazetaBlic Sport


